....::::::MIRI AND DITI::::....... .......::::::WWW.MIRI-DITI-HACKERS.TK:::::.......
   
  miri-diti-hackers
  Telefonia dhe Televisionii
 
itulli: Kthe Facebook në gjuhën shqipe   Thu Apr 16, 2009 8:54 pm  

Duke lundruar në Facebook gjeta një mënyrë me bërë atë në gjuhën Shqipe. Tani gjuha është 90% e mbaruar edhe nëse doni mund të ndihmoni në mbarimin total të saj.

Pak a shumë funksionon kështu. Përkthyes të ndryshëm (për Shqip 525) mblidhen edhe përkthejnë frazat e Facebook. Mbasi mbaron përkthimi kalohet në votimin e gjuhës. E mbasi ka kaluar edhe votimi me sukses atëherë publikohet e mund të zgjidhet nga çdokush. Por edhe tani në fazën jo përfundimtare është shumë i bukur e të bëhet qejfi kur e shef.

Që të aktivizosh gjuhën shqipe duhet një kleçkë e vogël. Edhe unë po jua tregoj sesi behet edhe shpresoj t’ia dilni mbare.

Hyni me llogarinë tuaj në Facebook edhe shkruani në Broswer ose klikoni këtë link:

http://www.facebook.com/translations/

Ky aplikacion përdoret nga përkthyesit me përkthyer një gjuhë. Ju duhet ta pranoni aplikacionin në mënyrë që ta përdorni.

Më pas keni një vend aty që quhet Translation Links edhe një drop down menu. Hapeni menynë edhe kërkoni ku është gjuha SHQIP.


MesazhTitulli: 26 Anti_Virusa_Per_Telefon   Sun Apr 05, 2009 9:54 am  

Ja ku i keni 26 Anti Virusa per telefon tuajin


http://rs222.rapidshare.com/files/13..._Antivirus.rar


Titulli: Winrar per TElefon   Sun Apr 05, 2009 9:54 am  

http://www.sendspace.com/file/r0fni6


Titulli: Kaspersky Mobile v6.0 & v7.0 PER MOBIL   Sun Apr 05, 2009 9:53 am  

Siguroje Mobilin tend nga Viruset me Kaspersky Mobile v6.0 & v7.0.Shumë i sigurt

http://rapidshare.com/files/128254352/kas-mob_by_mr.reza_gigawarez.com.rar


Titulli: Winrar per TElefon   Sun Apr 05, 2009 9:54 am  

http://www.sendspace.com/file/r0fni6


Titulli: NEW NEW UEFA Champions League   Sun Apr 05, 2009 9:53 am  

http://rs343.rapidshare.com/files/125650174/UEFA_Champions_League_by_mr.reza.rar



Vendose lojen UEFA Champions League ne Telefonin tend me te gjitha ekipet.


Titulli: Telefoni celular   Sun Apr 05, 2009 9:52 am  

Telefoni celular, ose thjesht Celulari, është nje aparat komunikimi për telefoninë e lëvizshme, i lidhur me rrjetin telefonik të tokës nepermjet stacioneve të ndryshme komunikacioni. Celulari funksionon vetëm në ato vende ku rrjeti përputhet me frekuencën e valeve te tij.


Historia

Sipas kronologjisë, shpikja e celularit të parë i atributohet Martin Cooper, një nga inxhinjerët më të mirë të shoqerisë Motorola.

Martin prezantoi projektin e parë më 3 prill të 1973. Megjithë ambiciet e kompanisë, shpikja e re kishte ende shumë elemente që nuk bindnin. Vetëm pas 10 vjetësh përpjekjesh projekti i celularit të parë arriti të zhvillohej deri në atë pikë sa të dilte në treg. Celulari i parë doli në shitje për një çmim rreth 4000 dollarë.

Gjeneratat
Që nga dalja e tij në treg, telefoni celular ka përdorur tre sisteme të ndryshme funksionimi të cilat sot i quajmë breza:

0G - Radiotelefonë të cilët përdoreshin deri në kohën e daljes së celularëve të parë.
1G - Celularë analogë që punonin vetëm në të njëjtën gjatësi vale ose brenda një rrjeti telefonik të caktuar.
2G Celulari i pare digjital që aktualisht njihen si GSM (Global System for Mobile Communications).
2.5G - GPRS (General Packet Radio System) Celularë digjitalë me shpejtësi të lartë për shkëmbimin e të dhënave.
3G (Gjenerata e III) - UMTS (Universal Mobile Telephone System) Celularë të pajisur me kamera për fotografi dhe video.
Aktualisht falë këtyre celularëve janë të mundshme edhe biseda jo vetëm me të degjuar, por edhe duke u parë, pa harruar dhe dërgimin e mesazheve format video e audio. Kohët e fundit celularët e gjeneratës së tretë kanë mundësuar lidhjen me internetin falë sistemit WAP (Wireless Application Protocol). Këtu nuk duhet të harrojmë dëgjimin e radiove ose shikimin e televizioneve të ndryshme, natyrisht nëse ky shërbim ofrohet nga shoqeria telefonike me të cilën individët janë nën kontratë.

Pra celularet e G3 janë fjala e fundit e teknologjisë së telekomunikacionit. Me zhvillimin është mundësuar edhe lidhja e aparatit celular me kompjuterin duke mundësuar jo vetëm shkëmbim të dhënash por edhe ruajten e tyre si për shembull: numrin e celularit, sms me vlerë afektive, foto, video etj.

Aspekte sociale
Gjatë gjysmës së dytë të viteve 90-ta celulari u kthye në njëe status simbol, por me përhapjen e tij të shpejtë ai u bë një nga objektet më të domosdoshme të jetës së përditshme. Sipas statistikave të një shoqerie evropiane, Italia është një nga vendet ku celulari është kthyer në një mani. Por ky zhvillim ka sjellë pa dyshim efektet e tij. Në kulturën e shumë vendeve cilësohet si sjellje jo e hijshme:

Nëse volumi i ziles së celularit është i lartë
Të flasësh në telefon me zë të lartë aq sa të detyrosh tjetrin të dëgjoje.
Mbajtja hapur e celularit në vende kulti ose publike (teatër, kinema).
Po në bazë të statistikave 34% e përdoruesve të celularit e kanë të vështirë të paracaktojnë se cilen zile do të ketë aparati i tyre kështu që miqve të ndryshëm i caktojnë zile të ndryshme. Disa përdorues pohojnë se mendohen pak para se të kryejnë një telefonatë për të menduar nëse orari është i përshtatshëm, si për çmimin e thirrjes ashtu edhe për të mos shqetësuar tjetrin. Megjithëata ka shumë njerez të cilët e fikin aparatin ose refuzojnë thirrjen në rast se nuk e kanë të mundur komunikimin me telefonuesin.

Rreziqet
Shumë shoqata për mbrojtjen e shëndetit deklarojnë se celulari shkakton probleme në disa grupe të caktuara individesh (femrat në gjendje interesante ose fëmijet tek të cilët ndikon direkt në tru pasi ai është ende i paformuar). Tek pjesa tjetër e njerëzve nëse celulari përdoret në menyrë të përmbajtur dhe normale dëmet sigurisht që reduktohen. Për shumë shoqata bamirësie që mbledhin fonde në luften kundër kancerit përdorimi i celularit është i rrezikshëm. Duke qënë se këto shoqata financohen nga 1/3 e të ardhurave të shoqërive telefonike celulare, jo rrallë ato deklarojnë se rreziku është relativ duke kaluar në konflikt interesash.

Në qershor të këtij viti Agjensia Franceze e Ruajtjes së Shëndetit (L'Agence Francaise de Sécurité Sanitaire) publikoi një lajmërim në të cilin thuhej se studimi i rrezikut të celularëve kërkonte kohë që zhvillimi i shpejtë i tyre nuk e lejonte diçka të tillë. Por kjo agjensi nuk e përjashtonte rrezikun e valëve të celularit.

Dita Botërore Pa Celular
Shkrimtari francez Phil Marso më 6 shkurt të 2001 hodhi idenë e një dite botërore pa celular. Po përse pikërisht 6 shkurti? Sipas kalendarit francez kjo ditë përkon me Saint Gaston dhe nuk ka francez që nuk njeh këngen e famshme të Nino Ferrer, në refrenin e së cilës thuhet “Gastoni ka një telefon por ai kurrë nuk përgjigjet”. Kjo iniciativë nuk është një kryqëzatë kundër celularit por një debat reflektimi për këtë mjet komunikimi.


Titulli: 2009 Java Games for your Mobile Phone   Sun Apr 05, 2009 9:51 am  

Lojra per Mobil tend,per te gjitha llojet e Mobilav




http://rs559.rapidshare.com/files/15..._08_funbox.rar



Titulli: Theme per Nokia   Sun Apr 05, 2009 9:50 am  

Theme shume te mira per Nokia.




http://rapidshare.com/files/143203815/thems_Autumn.rar


Titulli: NOKIA Tune Shqip - Tallava/Valle | Shum Nice   Sun Apr 05, 2009 9:50 am  

NOKIA Tune Shqip - Tallava/Valle

http://www.mediafire.com/?boidttlnxqs

Ndegjim dhe perdorim te kendshem


Titulli: Nokia-N73 Original Ringtones   Sun Apr 05, 2009 9:49 am  

http://rapidshare.com/files/63720116..._Ringtones.rar

Free Download ::
size :: 1,2 MB


Titulli: Mesoni si ta lidhni televizor me kompjuter   Sun Apr 05, 2009 9:49 am  

Mesoni si ta lidhni televizor me kompjuter

Lidhja e kompjuterit të shtëpisë me televizorin po bëhet gjithnjë e më popullore ndërsa sistemet për kryerjen e kësaj lidhjeje, gjithnjë e më te përsosura. Më poshtë kam përgatitur një përshkrim për fillestarët se si të kryejnë lidhjen në fjalë.

Pse ta lidh kompjuterin me televizorin ?
Kompjuterin e shtëpisë mund ta lidhësh me televizorin për rastet kur mendon se ekrani i kompjuterit tënd është tepër i vogël dhe nuk të jep kënaqësi kur don të shohësh një film/video të shkarkuar nga interneti, një film/video që ke në cd apo një disk dvd nga lexuesi dvd i kompjuterit tënd. Kur don të shohësh një stacion televiziv që transmeton përmes internetit apo të regjistrosh një film/video nga kompjuteri në videoregjistruesin e shtëpisë.

Mënyrat e lidhjes së kompjuterit me televizorin
Mënyrat e lidhjes janë të shumta por unë do të përshkruaj vetëm lidhjen me të të thjeshtë, më popullore dhe që jep rezultate të kënaqshme përmes funksionit që njihet me emrin "TV out" apo "video out". Kjo lidhje bën atë që ekrani i televizorit të mund të zëvendësojë atë të kompjuterit.

Kushtet që duhen plotësuar për të kryer lidhjen e kompjuterit me televizorin
Televizori yt duhet të ketë hyrjen për kabëllin scart (pjesa më e madhe e televizorëve e kanë). Aq më mirë nëse ka edhe hyrjet SVHS dhe RCA.
Nëse televizori yt nuk ka hyrje për kabëllin scart mund të kryesh lidhjen e mëposhtme përmes videoregjistruesit, gjithnjë nëse ky ka hyrjen scart.
Ndërsa kompjuteri yt duhet të ketë një kartë video (kartë grafike) me funksionin që njihet si "video out" apo "TV out". Për të parë nëse kompjuteri yt e ka këtë funksion mund t'i hedhësh një sy faturës që ke marrë me kryerjen e pagesës ku përmenden përbërësit kryesorë të kompjuterit tënd. Shih nëse shkruan diçka mbi "video out" apo "tv out". Duhet të ndodhet në të njëjtin rresht ku flitet për llojin e kartës grafike (kartës së videos).

Mënyra tjetër është hedhja një sy pjesës së prapme të vetë kompjuterit. Shiko nëse ka ndonjë prej daljeve në figurë që njihen si RCA Composite dhe S-Video (disa kompjutera i kanë të dyja). Sa më i ri të jetë kompjuteri aq më të mëdha janë gjasat që kompjuteri yt të ketë "video out". Mund të them nga përvoja ime se rasti më i mirë do të ishte ai kur kompjuteri do të kishte RCA composite.Zakonisht kartat e videos që kanë 60 Mb kujtesë e sipër kanë edhe "TV out".
Nëse kompjuteri yt nuk ka ndonjë nga daljet e përmendura atëherë duhet të vësh në njërën pjatë të kandarit ekonominë tënde dhe në tjetrën dëshirën për të parë video/filma nga kompjuteri në televizor. Fut tek pjata e parë edhe instalimin e kartës së re brenda në kompjuter.
Ndërkohë që një kartë e mirë video është e nevojshme edhe për luajtjen e lojrave më të reja.
As mos e sill ndërmend lidhjen e kompjuterit me televizorin nëse kompjuteri yt është aq i vjetër sa që nuk mund të luajë fare video apo stërmundohet kaq shumë derisa ngecën gjatë luajtjes së tyre (këtu nuk është fjala për "ngecjen" gjatë parjes së programeve televizive drejtpërdrejtë nga interneti e cila është e një lloji tjetër dhe për të cilën Rruzull.net do të flasë në një shkrim tjetër).

Lidhja përmes daljes RCA Composite
Kjo dalje për mendimin tim, mundëson lidhjen më të përkryer, më të thjeshtë dhe më të lirë. E gjitha që duhet të blesh është një kabëll njëfishësh që njihet si "RCA Composite cable" aq të gjatë sa të arrijë televizorin.
Zakonisht gjendet në gjatësitë 1m, 5m dhe 10m. Një kabëll 5 metërsh duhet të mjaftonte. Kabëlli 10 metërsh mund të sillte humbje të kualitetit të figurës.
Ky kabëll lidhet nga njëra anë tek dalja RCA Composite e kompjuterit tënd dhe nga ana tjetër tek hyrja "Video In" e televizorit tënd. Nëse televizori yt nuk ka "Video In" duhet të blesh një Scart Adapter apo akoma më mirë të blije një paketë që do të përmbante kabëllin RCA, Scart Adapter si dhe kabëllin e zërit.

Lidhja përmes daljes S-Video
Ndonëse thuhet se formati i videos S-Video jep një kualitet më të mirë të figurës përmes kabëllit që quhet "S-Video cable", mua nuk më ka dalur kështu, por kjo mund të ketë të bëjë me llojin e televizorit si dhe me aftësitë e programeve që kam përdorur për të mposhtur sinjalin bllokues Macrovision të daljes S-Video që ka karta jote e videos dhe që është vendosur në kompjuterin tënd për të mos lejuar kopjimin e filmave të formatit dvd në videoregjistruesin e shtëpisë. Kjo lidhje jep një figurë të mirë nëse televizori yt është aq i ri sa që ka hyrje "S-Video In" (SVHS).

Kabëlli që konverton SVideo në RCA
Nëse televizori yt nuk ka "SVideo In" apo ndryshe "SVHS" - që zor se mund ta ketë - të këshilloj të blesh një kabëll konvertuese që bën kthimin nga "Svideo out" në "RCA", në vend që të përdorësh një kabëll Svideo për ta lidhur drejtpërdrejtë tek Scart Adapter...

Si të shoh figurën nga kompjuteri në televizor ?
Nëse ia ke arritur të lidhesh më në fund kompjuterin me televizorin, mënyra më e thjeshtë për të parë figurën nga kompjuteri në televizor është heqja e kabëllit që lidh kompjuterin tënd me ekranin e kompjuterit (monitorin) e cila duhet të kryhet pas fikjes më parë të kompjuterit. Gjatë rindezjes, kompjuteri yt e zbulon automatikisht ekranin e televizorit.


Televizori duhet vendosur në kanalin VCR nëse lidhja është kryer përmes hyrjes Scart të televizorit. Zgjidh kanalin Svideo apo RCA, nëse lidhja është kryer përmes ndonjërit prej tyre.


Kujdes: Ekrani i televizorit nuk është aq i qartë sa ai i kompjuterit, duke e bërë të vështirë leximin e germave apo parjen e figurave të fushës së desktop-it që mund të sjellë vështirësi në gjetjen e programeve që don të hapësh apo edhe të vetë butonit të fikjes së kompjuterit. Nga ana tjetër, ndonëse mund të duket paradoksale, është pikërisht kjo paqartësi që bën videot/filmat me rezolucion të ulët të duken më mirë në televizor sesa në kompjuter duke mbuluar disa turbullira që mund të shfaqeshin në ekranin e kompjuterit gjatë luajtjes së tyre (parasëgjithash parjes së transmetimeve televizive përmes internetit).


Nëse gjithçka ka shkuar si duhet, duhet të arrish tashmë të shohësh figurën nga kompjuteri në televizor por akoma bardhë e zi.


MesazhTitulli: Ni fore per Ipko   Sun Apr 05, 2009 9:48 am  

Qe njerz ni fore per ipko nashta e ka postu naj kush po se pash kerkun une Kur mesni pa pare ne tel e shkruni *130*numrinepersonit# edhe pastaj e cingroni atine i shkon nje leter "te lutem thirr se kredia me eshte harxhuar" por ju muneni me cu ket leter edhe kur keni pare naj shokut veq ja qoni per me bo hajgare :


Titulli: ju ka blloku telefoni? ja ketu i keni KODET   Sun Apr 05, 2009 9:48 am  

Kodet per SAMSUNG SH600:

*#06# -> IMEI
*#9999# -> Versioni i Software
*#0837# -> Version i Software (per te dhene prodhimin)
*#0001# -> Seria
*#9125# -> qesh kur ben sarzh

*#9998*228# ->gjendjae baterise
*#9998*246# -> gjendja e programit
*#9998*289# -> per te rregulluar gjendjen e alarmit
*#9998*324# -> ekrani i pare
*#9998*364# -> qeni time !!!
*#9998*377# -> gabimimi EEPROM .Futeni madhesin e butonit. Cancel dhe ok.
*#9998*427# -> per te gjetur qenin time (per zotin se ca do te thote qeni time nuk e di)
*#9998*523# -> Kontrasiti i ekranit LCD - vetem versionin me G60RL01W
*#9998*544# -> kerkimi i shpejtesise
*#9998*636# -> gjendja e memories
*#9998*746# -> gjatesia e file-it SIM
*#9998*778# -> Tblojae servisit SIM
*#9998*785# -> Gabimet RTK - nese shtyp ok, telefoni kycet, B gabim ne memorien informative.

*#9998*786# -> Run, fund, UP, fund



Kodet per SAGEM :

*# Komandat
*#06# numri i IMEI
*#30# Per te pare ID qe ka ardhur
*#31# -//- ID qe ka ikur
*#33# ben inaktife butonin e thirrjes
*#35# ben aktife -//-
*#43# vonesae thirrjes
*#100# ju tregon numrin tuaj te telefonit
*#101# DHLRU1 ?me falni po kete nuk e di se cfare eshte?
*#102# informata e dergimit
*#103# Koha qe jeni
*#147#Numri i fundit qe ju ka marrur
*#1345# Kjo eshte per te pare se sa kohe dhe sa kredi ja kane marre bisedimet .

Codet e celularit Sony

Kodet e Sony CMD-Z 1:

formo *#06# te shikosh IMEI

versioni Software dhe daten e prodhimit : Press # 8377466 # (#version#)

Sony CMDX 1000

tregon Software date : Remove your SIM Card, dhe pastaj : * # 06 #
dhe pastaj press:
[left softkey]
To enter Monitor Mode on Netvork Option menu:
Menu
9 (Phone Options)
7 (Phone Status)
[Left Display Button] (left MENU key) 7684666 [HangUp Button] (Red HandSet key)

Some characters explained

* activate
** register and activate
*# check status
# unregister
## unregister and deactivate

Call barring
**33*code# Activate barr all outgoing calls (for code see "Safety" above)
#33*code# Deactivate barr all outgoing calls
*#33# Check status of barr all outgoing calls
**330*code# Activate barr all calls
#330*code# Deactivate barr all calls
*#330*code# Check status of barr all calls
**331*code# Activate barr all outgoing international calls
#331*code# Deactivate barr all outgoing international calls
*#331*code# Check status of barr all outgoing international calls
**332*code# Activate barr all outgoing international calls except home country
#332*code# Deactivate barr all outgoing international calls except home country
*#332*code# Check status of barr all outgoing international calls except home country
**333*code# Activate barr all outgoing calls
#333*code#


Titulli: Rreziku qe sjell nje telefon mobil   Sun Apr 05, 2009 9:47 am  

Dua te flas per rrezikun qe paraqet aparati celular si rrjedhoje e nje seminari qe kam bere me disa nga profesoret e mi ku eshte folur per "Ndotjen Elektromagnetike"
Per tarifat Vlora.it ka folur 1 vit me pare atehere kur te gjithe heshtnin: kerko ketu http://hack-05.de.tl/ me fjalen "AMC", tani duam te flasim per nje tjeter rrezik ende i panjohur.
Ne Tirane më kapi syri se koshat e rinj të plehërave të vendosura aty kishin një si pllakë teneqeje në njërën anë mbi të cilën ishte shkruar me të kuqe mbi fushë të verdhargjentë: “Vodafon ju këshillon të mbani pastër ambjentin”.
Reagimi i parë, kuptohet, ishte e qeshura, ajo e qeshura që shkaktohet nga befasia e një gjetjeje që ti nuk e pret e që shpesh ka brenda ndjenjën e absurdit.
Antenat qe vene kompanite telefonike ne Shqiperi nuk u perputhen normave Evropiane per rrezatimin Elektromagnetik dhe Qeveria hesht duke vene ne rrezik shendetin e njerezve.
Shume Organizata perfshire industrine e telefonave celulare zvogelonin rrezikun e demtimit nga rrezet e celulareve.
Rezultate studimi ne terma te shkurter jane perdorur per te bindur konsumatoret se perdorimi i nje telefoni celular nuk eshte i shoqeruar ne nje tumor ne tru ose cancer, qe zhvillohen vetem dhjete vjet pas ekspozimit.


Per te qene te plote, asnje nuk e njeh ekzakteshisht sa deme mund te provokoj nje telefon celular.


Rishtas, mediat kane hasur ne nje studim qe tregon se rrezatimi i telefonave celular ka shume energji sa mund te ziej nje veze!....



Ne eksperimentin, shkenctaret kane vendosur nje veze ne nje mbajtese vezesh prej porcelani (sepse e percjell mire energjine) dhe kane vendosur nje telefon nga njera ane dhe ne anen tjeter nje telefon tjeter. Pra shkenctaret kane bere nje telefonate nga njeri tek tjetri dhe kane mbajtur telefonat ndezur nga pas lidhjes.
Gjate 15 minutave te para, s'ka ndodhur asgje. Pas 25 minutash, sidoqofte, lekura e vezes ka filluar te ngrohet dhe per 40 minuta siperfaqja e vezes eshte bere e forte. Shkenctaret kane gjetur se pjesa e bardhe e vezes eshte zjere ndersa e verdha akoma e ujshme.
Pas 65 minutash, gjithe veza ishte e zjere.
Studimi tregon sa i rrezikshem eshte rrezatimi i celulareve. Personat duhet te evitojne perdorimin e tyre. Edhe pse deri tani asnje nuk ka provuar qe rrezatimi i celulareve mund te provokoj dicka klinikisht sinjifikative.
Ne menyre analoge asnje nuk ka arritur akoma te largoj ekzistencen e ketij rreziku, Tek femijet duhet te ndalohet perdorimi i celularit sepse truri i tyre eshte akoma duke u rritur dhe eshte vecanerisht truri i tyre qe demtohet me shume nga rrezatimi i celulareve.


Titulli: Shume programe te nokias s60   Fri Apr 03, 2009 3:54 pm  

http://www.4shared.com/file/78497050...te_Nokias.html

shume programe te nokias s60


Titulli: windows 7 for sony erikson v4.5a   Fri Apr 03, 2009 3:53 pm  

download

 
  Today, there have been 94 visitors (107 hits) on this page! :::::.......Mirann and Dituron............:::::::  
 
:::::::........HACKERS.........::::::: This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free